Rekord ditor infektimesh me Covid në SHBA! 1.35 milionë persona të infektuar në 24 orë, alarmohen autoritetet

Shtetet e Baskuara të Amerikës, kanë raportuar të hënën 1.35 milion raste të reja nga koronavirusi, sipas një raporti të Reuters, ky është totali më i lartë ditor i regjistruar ndonjëherë në botë. Sipas po të njëjtit medium, rekordi i mëparshëm mbahej po nga SHBA, e cila më 3 janar, shënoi 1.03 milion raste.

Ky numër reflektohet sipas ekspertëve, nga fakti se një numër i madh shtetesh nuk raportuan të dhënat gjatë fundjavës.
Mesatarja shtatë-ditore për rastet e reja është trefishuar në dy javë në mbi 700,000 infeksione të reja në ditë.

Rekordi në rastet e reja erdhi në të njëjtën ditë kur vendi pa që numri i pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 gjithashtu pësoi nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, duke u dyfishuar në tre javë, sipas një raporti të Reuters.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?