Rekord i ri në Greqi, 2166 raste të reja me koronavirus dhe 13 vdekje në 24 orët e fundit

Autoritetet greke njoftuan sot 2166 raste të reja të koronavirusit në vend në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus është 44246. Ndërkohë që 169 pacientë po trajtohen të intubuar 300 pacientë janë liruar nga ICU.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 13 vdekje të tjera, duke shkuar në 655 vdekje gjithsej në Greqi nga koronavirusi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?