Rekord i “zi” në Maqedoninë e Veriut! 15 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë
Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot numrin e vdekjeve më të madh nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. 15 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 9 në Shkup, 1 në Ohër, dhe nga 2 në Tetovë, Strugë dhe Gostivar.
Ndërkohë Maqedonia e Veriut ka kryer 1 mijë e 653 teste së fundmi ndërkohë 173 kanë dalë me pozitivë. Sërish Shkupi vijon të kryesojë me 75, kurse në Gostivar kanë rezultuar 7 të huaj me COVID-19.
Por gjithashtu edhe numri i të shëruarve ka qenë i lartë, teksa 150 kanë fituar luftën me COVID-19 në 24 orët e fundit.