Rekord i zi në Maqedoninë e Veriut, 22 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, regjistrohen dhe 561 raste të reja

Kjo mund të quhet si e diela e zezë në Maqedoninë e Veriut, 22 viktima janë shënuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ky shënon një rekord mëse negativ për vendin fqinj që po përballet me një bilanc të rëndë të pandemisë.

Po ashtu edhe rastet janë rritur, teksa në 24 orët e fundit ka 561 të infektuar nga COVID-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë raste vijon të ketë Shkupi (271), teksa Prilepi, Kumanova, Tetova, Strumica dhe Kavadar kanë regjistruar shifra shqetësuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?