Rekord në Gjermani, kryhen 860 mijë teste për Covid-19 në një javë

Gjermania po kryen më shumë teste se asnjëherë që nga fillimi i pandemisë.

”Ne kryem 860 mijë teste javën e kaluar, ne nuk kemi bërë asnjëherë kaq shumë”, tha Lothar Wieler, kreu i Institutit Robert Koch.

”Kjo është ajo ç’ka duam dhe për çfarë kemi nevojë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

”Sa më shpejt të identifikojmë një rast, aq më shpejt do mund ta shërojmë dhe mund ta ndalim infeksionin”, u shpreh Wieler.

Swiss Digital Mobile Reklama

Niveli i riprodhimit të koronavirusit në Gjermani mbetet në shifrën 0,76, tha ai.

Deri më tani në Gjermani janë shënuar 6,470 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 161,845 të infektuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?