Rekord në Greqi, 293 raste të reja me COVID-19 dhe 5 viktima në 24 orët e fundit
Bota E Mërkurë, 26 Gusht 2020 18:37
Greqia ka shënuar një rekord sot gjatë gjithë pandemisë duke regjistruar shifrat më të larta ndodnjëherë nga COVID-19.
293 raste të reja dhe 5 viktima u shënuan sot në shtetin fqinj teksa pandemia aty ka filluar 6 muaj më parë.
Raste të shumta transmetojnë mediat greke vijnë nga jashtë teksa lajme të mira vijnë nga spitalet. 33 pacientë janë në terapi intensive kurse 145 tashmë janë larguar prej aty.