Rekord papunësie në Itali – 400 mijë punonjës më pak të regjistruar në vetëm 2 muaj!
Në prill të vitit 2020, që ishte dhe muaji i mbylljes dhe bllokimit, ka pasur 274 mijë më pak të punësuar sesa në mars. Sipas Institutit të statistikave italiane efekti i emergjencës Covid-19 në tregun e punës “duket përfundimisht më i theksuar sesa në mars. “Punësimi regjistroi një ulje prej pothuajse 300 mijë njësi, gjë që në dy muaj çoi në një rënie të përgjithshme prej 400 mijë punonjësve dhe një pikë përqindjeje të shkallës së punësimit”, nënvizohet në komentin që shoqëron vlerësimet e Istat.
Joaktivët, ata që as nuk kanë, as kërkojnë punë, në muajin Prill, muaji i bllokimit, u rritën me 746 mijë njësi. Instituti flet për “rritje të mëtejshme të fortë të pasivitetit”.
Në prill, shkalla e papunësisë ra në 6.3% nga 8.0% në mars. Istat vëren se ky është minimumi që nga Nëntori 2007. Efekti i bllokimit peshon, me 484 mijë më pak njerëz që kërkojnë punë (-23.9% krahasuar me Marsin). Numri i të papunëve, saktësisht ata që janë në kërkim të një pune, ka rënë në 1 milion e 543 mijë.(Ansa)