Rëndohet bilanci i tërmetit tragjik në Turqi, shkon në 29 numri i viktimave

Ka shkuar në 29 numri i viktimave nga tërmeti tragjik me magnitudë 6.8 që goditi mbrëmjen e djeshme Turqinë.

Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave AFAD njofton se deri tani janë  janë shpëtuar 43 persona, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë kërkimet për të shpëtuar te mbijetuarit nën gërmadha.

Situata

YouTube player

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 rihter ka goditur Turqinë lindore mbrëmjen e të premtes. Deri më tani sipas Ministrit të Brendshëm të Turqisë, janë shënuar të paktën 29 viktima, ndërkaq mbi 100 banesa janë të rrënuara duke lënë pas mijëra të plagosur. Epiqendra e këtij tërmeti të fortë ka qenë pranë zonës së quajtur Elazig, ku u shënuan edhe më shumë viktima dhe dëmet e mëdha materiale.  Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 6.7 km, ndërsa lëkundja është shënuar në orën 17:55. Prej disa ditësh Turqia goditet nga lëkundjet e tërmetit, por intensiteti i tyre ka qenë shumë më i ulët sesa sot. Turqia është prekur nga tërmeti edhe gjatë ditës së mërkurë (22 Janar) në provincën perëndimore të Manisa ku u regjistrua magnituda 5.4 ballë. Me anë të një deklarate, kryetari i bashkisë së Elazig tha se të gjitha ekipet e emergjencave janë në gatishmëri dhe po punojnë për të shpëtuar personat që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Ndërkohë në këtë qytet dhe në zonat përreth vijojnë paslëkundjet e vazhdueshme.

YouTube player

Dridhjet janë ndjerë në Irak, Siri, Liban dhe Izrael, ndërsa banorët kanë ndarë pamjet e ndërtesave që dridhen në qytete të ndryshme. Ky nuk është tërmeti i parë që godet Turqinë, pasi një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë  6.0 goditi provincën Elazig në 2010 duke lënë pas 51 viktima. Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se viktimat janë gjetur nën rrënoja në provincën Elazig, në Malatya dhe në Dijarbakir, në juglindje të Turqisë. Gjysmëhëna e Kuqe turke njoftoi se ishte vendosur një tavolinë krize në Ankara, dhe ekipet e shpëtimit u dërguan në zonat e goditura nga tërmeti. Po ashtu, janë dërguar kuzhina të lëvizshme, të cilat shërbejnë deri në 5,000 njerëz.

SHKARKO APP