Rëndohet bilanci në Britaninë e Madhe, shkon në 144 numri i të vdekurve nga COVID-19

Ka shkuar në 144 numri i viktimave në Mbretërinë e Bashkuar. Brenda 24 orëve sipas autoriteteve shëndetësore kanë humbur jetën 40 persona.

Ndërkohë numri i të infektuareve ështe rritur duke shkuar në 3269, 30% e të cilëve ndodhen në Londër. Në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe janë infektuar 643 persona.

Vdekjet e fundit ishin njerëz të moshës midis 47 dhe 96 vjeç dhe të gjithë kishin probleme të tjera shëndetësore e sëmundje kronike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani Skocia ka regjistruar gjashtë vdekje, Uellsi ka regjistruar dy, dhe të enjten në mëngjes Irlanda Veriore regjistroi të parën vdekje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?