Rëndohet bilanci në Maqedoninë e Veriut, 9 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 137 raste të reja

MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut ka shënuar këtë të shtunë një bilanc të rëndëtuar nga COVID-19 teksa 9 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit. Ndërkohë po ashtu ka pasur një rritje rastesh sot pasi u regjistruan 137 të tilla me koronavirus.

Shkupi regjistroi më shumë raste 60, pasuar nga Kumanova 13, Shtipi 16, Gostivari 11 apo Tetova 7.

Por ndërkohë i lartë ka qenë edhe numri i të shëruarve, pasi 103 pacientë me COVID-19 fituan luftën me virusin.

SHKARKO APP