Rëndohet bilanci nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut: 6 viktima dhe 22 raste brenda 24 orëve
Rëndohet bilanci nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 pacientë të cilët ishin infektuar me koronavirus.
Në Spitalin “8 shtatori” kanë ndërruar jetë tre persona, dy pacient nga Shkupi të moshës 75 dhe 58 vjeçe që janë pranuar në spital me 26 prill dhe një paciente nga Tetova në moshën 58 vjeçe, e cila është pranuar në spital me 12 prill. Para dy dite, në Klinikën e Onkologjisë ka ndërruar jetë edhe një 71 vjeçare nga Shkupi, rezultati i të cilës është bërë i ditur gjatë ditës së djeshme.
Numri i viktimave nga Covid-19 në vend arrin në 71.
Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë realizuar 362 teste, prej të cilëve 22 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 11 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 2, në Strugë 1, Veles 3, Kavadar 2, Gostivar 2 dhe Negotinë 1 rast. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në shkon në 1,421.
Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 589.