Rëndohet bilanci, shkon në 6 numri i viktimave nga reshjet në Greqi

Situata në Greqi është në gjendje kritike. Dy gra janë gjetur të vdekura në Astricë të Kardicës për shkak të stuhisë “Daniel”, e cila ka goditur Greqinë së fundmi. Në njoftimin e autoriteteve thuhet se dy trupat e grave të moshuara janë nxjerrë nga një banesë në zonën e goditur të Astricës. Bëhet fjalë për një grua 75-vjeçare dhe një grua 85-vjeçare, sipas mediave në Greqi.

SHKARKO APP