Renzi: Në shtator gati për tu larguar nga PD
Pas përplasjeve të brendshme të muajve të fundit, me Renzin i cili do të preferonte një qëndrim më agresiv ndaj qeverisë dhe veçanërisht Matteo Salvinit, hipoteza e një lamtumire të ish-kryeministrit po bëhet gjithnje e më reale. Carlo Calenda u shpreh se “ka dy Pd, ajo e Renzit dhe ajo e Zingaretti, Franceschini, Gentiloni të cilet nuk flasin me njëri-tjetrin”
Renzi në një interviste për La Stampa, e cila u zhvillua para votimit në Tv, u shpreh se mund të lindin disa forca qendrore. I pyetur se nëse do e mbështeste forcen e re centaliste ai tha se ishte vetem një vezhgues. Sipas Renzit nese Salvini hap një krizë në vend është sepse i kanë mbaruar parate. Sipas tij plani i Salvinit në zgjedhjet elektorale është që të marre Emilia Romagna dhe Kalabrinë. Për Il Sole 24 ore ish-kryeministri u shpreh se mund të largohet nga partie demokrati në fillim të shtatorit.
Fjalët e Renzi vijnë pas disa muajsh përleshje të brendshme midis mbështetësve të tij dhe atyre që, shpresojne ne largimin e tij.
Burimi: Il Fatto Quotidiano
/M.Noka-Koha Jone/