Reperi i njohur pëson aksident të rëndë

Këngëtari dhe reperi i njohur amerikan Benjamin Hammond Haggerty, i njohur me emrin e tij artistik si Macklemore, ka pësuar një aksident të rëndë dhe fatmirësisht ka shpëtuar. Këtë e konfirmojnë fotografitë, në të cilat shihet vetura e tij, Mercedes Maybach e vitit 2016, e shkatërruar tërësisht, raporton TMZ. Reperi nuk ishte i vetëm në makinë, ai ishte i shoqëruar me një shofer shumë të dehur. TMZ ka siguruar këto fotografi të Mercedes Maybachut të Macklemoret, nga i cili pothuajse asgjë s’ka mbetur. Shoferin dhe këngëtarin, i cili ishte i ulur në ulësen e përparme, i kanë shpëtuar airbagët e po ashtu edhe dy pasagjerët, të cilët ishin të ulur në pjesën e pasme të veturës kanë shpëtuar nga lëndimet e rënda. Ata janë përplasur me një Pick-up në natën e së premtes në Langley, Washington, por fatmirësisht nuk janë lënduar asnjëri prej tyre. Ndërkaq, shoferi i Pick-upit është shtruar në spital por është jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?