Replika të forta mes Kurtit dhe Borrellit në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell patën replika të forta në takimin e përbashkët në Brukseë. Shkak është çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Ksoovë.

Replikat nisën kur Josep Borrel shprehu pakënaqësinë e pamundësisë së mbajtjes së një takimi në nivelin e liderëve, që ai e kishte parashikuar para fundit të vitit. Albin Kurti replikoi se ai është i gatshëm të vijë kurdo që të ftohet, duke shpalosur qëndrimin e tij pêr dialogun.

Kurti nënvizoi se marrëveshja e njohjes së targave të automjeteve përbën një sukses të ndërmjetësimit të një marrëveshje nga BE, të cilës po i bëhet pak reklamë dhe që po zbatohet 100%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu ai tha se nga 33 marrëveshjet me Serbinë, dy të tretat prej tyre s’janë zbatuar nga Serbia. Kryeministri theksoi se Serbia kërkon sipas tij me këmbëngulje marrëveshjen e asociacionit tê komunave me shumicë serbe për interesa të serbve të Beogradit dhe jo atyre që jetojë në Kosovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?