Republika Çeke dhe Sllovakia mbyllin kufinjtë, Bullgaria shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Republika Çeke ka vendosur të mbyllë kufinjtë e saj për shtetasit e huaj.

Ky vendim do të hyjë në fuqi mesnatën e së dielës pas vendi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

Në Çeki janë konfirmuar 120 raste me koronavirus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përjashtim bëjnë shtetasit e huaj që kanë qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sllovakia gjithashtu ka deklaruar se do të mbyllë kufinjtë e saj për shtetasit e huaj.

Janë konfirmuar 21 raste me koronavirus në vend.

Ndërkohë ditën e sotme Bullgaria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme deri më 13 prill për shkak të koronavirusit.

Deri më tani janë 23 raste të konfirmuara me koronavirus në Bullgari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?