Republikanët kundër Trump, shtyrja e zgjedhjeve e papranueshme, presidenti pa mbështetje

Presidenti amerikan Donald Trump ka hasur në kundërshtinë e republikanëve pas sugjerimit të tij për shtyrje të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Republikanët argumentojnë se pretendimet e presidentit për manipulim të votës me postë nuk qëndrojnë, madje demokratët e akuzuan se po kërkon të mbajë vetën në pushtet.

Një ditë pas deklaratës se presidentit amerikan Donald Trump për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të nëntorit për shkak të pandemisë ka ardhur reagimi i republikanëve, të cilët e kanë kundërshtuar ketë sugjerim.

Kryesuesi i shumicës në Senat, Mitch McConnell, në të njëjtën linjë me liderin e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, e kanë hedhur poshtë këtë ide.

“Kurrë në historinë e këtij shteti, nëpër luftëra, depresione dhe luftë civile, nuk jemi përballur me mosmbajtje të zgjedhjeve me kohë.

Ne do ta gjejmë një mënyrë për ta bërë këtë gjë më 3 nëntor të këtij viti”, ka thënë McConnell. Ndërsa McCarthy është shprehur se SHBA duhet të vazhdojë me procesin.

Ligjvënësi demokrat Dan Kildee shkruante në Twitter: “Një president përhap gënjeshtra dhe propozon shtyrjen e zgjedhjeve për të mbajtur veten në pushtet. Mos lejoni që kjo të ndodhë. “

Ndërsa Senatori Tom Udall, gjithashtu demokrat, tha: “Nuk ka asnjë mundësi që Presidenti i SHBA të mund t’i shtyjë zgjedhjet. Ne nuk duhet ta lejojmë atë të na zhvendosë vemendjen nga paaftësia që tregoi me COVID-19”.

Pak pasi kishte sugjeruar shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve të 2020, Trump tha se nuk donte shtyrjen e votimeve, por kishte shqetësime se mund të lindnin probleme nga miliona fletëvotime të dërguara me postë.

Megjithatë, datat e zgjedhjeve federale përcaktohen nga Kongresi dhe Kushtetuta nuk parashikon asnjë dispozitë për shtyrje të ceremonisë së inaugurimit të Presidentit më 20 janar 2021.

Në garën presidenciale përballë Trump qendron kandidati demokrat Joe Biden.

SHKARKO APP