Reshje rekord shirash nga “Harvey”, mbi 20 viktima

Hjustoni ka vendosur një orar për banorët e qytetit, teksa ata përballen me impaktin e Stuhisë Harvey.

Sipas kryebashkiakut të Hjustonit, Sylvester Turner, kjo bëhet për të shmangur grabitjet apo “krimet në prona” në shtëpitë e evakuuara në qytetin e katërt më të populluar të Shteteve të Bashkuara.

Orari është vendosur të fillojë nga mesnata deri në orën 05:00 të mëngjesit, për një periudhë ende të pacaktuar. Përjashtim nga ky kufizim do të jenë vetëm vullnetarët e ndihmës, respondentët e parë dhe personat që shkojnë e kthehen nga vendet e tyre të punës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reshje rekord shirash, shtëpi të shkatërruara dhe mbi 20 persona të raportuar të vdekur është bilanci paraprak i kësaj stuhie. Sipas ambasadores shqiptare në Shtetet e Bashkuara, Floreta Luli-Faber, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se mes rreth 600 familjeve shqiptare që jetojnë në Hjuston, nuk ka patur fatalitete. Ambasadorja informon se të paktën 20 familje shqiptare janë prekur nga kjo fatkeqësi që tashmë ka rrëmbyer shtëpitë e zotërimet e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç ishte parashikuar, presidenti Donald Trump vizitoi qytetin e Corpus Christi-t në Teksas, një ditë më parë për të mbikëqyrur dëmin e sjellë nga Harvey, duke e quajtur stuhinë “epike”. Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti nuk do të vizitojë Hjustonin, për të mos ndërprerë operacionet e emergjencës në qytet.

Më shumë se 13,000 persona janë shpëtuar deri më tani në zonat e prekura. Ndërkohë presidenti Trump tashmë ka deklaruar gjendjen e emergjencës në Teksas dhe në Luizianën fqinje, kur Harvey pritet të kalojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?