Reshje të shumta shiu në Greqi, pamje “apokaliptike” nga Kreta dhe Heraklion

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë goditur pjesën jugore të Greqisë dhe ishullin e Kretës e zonat për rreth.

Pamje të shumta tronditëse vijnë nga Karteros, Heraklion ku shumë banesa janë përmbytur, ullishtet janë dëmtuar dhe shumë makina kanë mbetur në mes të rrugëve pa gjetur dot një zgjidhje.

Sipas mediave greke si pasojë e motit të keq tetë shoferë mbetën të bllokuar në rrugë, ndërsa trafiku ishte i pashmangshëm madje sa edhe drejtuesit e automjeteve humbën kontrollin. Gjithashtu si pasojë e reshjeve të shumta dhe rrëshqitjes së dherave, endergjia elektrike u ndërpre në 8 fshatra pranë Heraklionit.

Reshjet e shiut filluan që në orët e para të mëngjesit dhe dëmet janë kolosale për shumë banesa, toka bujqësore dhe vetë njerëzit.

 

SHKARKO APP