Revolta simbolike e grave iraniane – ndezin cigaret nga fotot e djegura të liderit suprem, Ali Khamenei
Kjo tendencë mes grave iraniane tani është e pakapërcyeshme.
Gratë iraniane po ndezin cigare duke përdorur fotografi të djegura të Liderit të Lartë, Ali Khamenei.
Kjo nuk është thjesht për të tërhequr vëmendje, raportojnë mediat e huaja.
Është një veprim politik i hapur – një përçmim i drejtpërdrejtë për një regjim që ka shpenzuar dekada duke kontrolluar trupin, veshjen, sjelljen dhe jetën e grave.
Ndërkohë, gratë e Francës qëndrojnë në solidaritet me koleget iraniane.
Aktivistët feministe të djathta franceze nga “Collectif Nemesis” riprodhojnë këtë tendencë virale të grave iraniane që ndezin cigaret e tyre me fotografi të Khameneit.
Ndryshe, protestat kësaj radhe në shtetin iranian nuk kanë të bëjnë shkaku i të drejtave të grave apo religjionit, por për arsye ekonomike. /Telegrafi/
KOHA JONË SONDAZH

