Revoltë dhe masakër në burg

Roja burgu të shtrirë, të mbajtur peng nga të burgosurit, dhe njerëz me kokë të prera nëpër korridorit e skuqura nga gjaku. Këto janë pamjet e tmerrshme që dalin nga një burg meksikan, ku karteli i Brezit të Ri të Haliskos u përball në një luftë të përgjakshme me Los Rohos, për të dytën ditë rresht. Një nga të burgosurit e vrarë ishte Raimundo Isidro, drejtues i kartelit Brezi i Ri i Haliskos, më i fuqishmi në Meksikë, dhe që ishte arrestuar që në maj. Isidro ka qenë dikur kryetar i grupit kriminal “Luftëtarët e Bashkuar”. Banda e tij masakroi 43 nxënës në vitin 2014, pasi i kujtoi për anëtarë të grupit rival.

SHKARKO APP