Rifillimi i sezonit në Itali, kryeministri Conte: Nuk ka ende një datë, duhen garanci ekstra

“Ministri Spadafora po ndjek me shumë interes sportin, është shumë i përgjegjshëm ashtu siç është e gjithë qeveria. Duhen realizuar kushtet e duhura të sigurisë për të rifilluar kampionatet, jo vetëm futbolli.

Për të pasur një datë duhet të kemi disa siguri më shumë, të cilët, duke folur me ministrin Spadafora nuk i kemi.

Shpresoj që të rifillojmë sa më shpejt”, u shpreh kryeministri Conte në konferencë për shtyp duke shtuar ndër të tjera se nga 18 maji ekipet mund të nisin stërvitjen në grup.

Kjo deklaratë e Conte sjell pak optimizëm për rifillimin e Serie A por sërish mbetet e paqartë për sa kohë nuk ka një akord përfundimtar.

SHKARKO APP