Rifillon gjyqi ndaj Netanyahut, kryeministri izraelit akuzohet për korrupsion

Israeli prime minister Benjamin Netanyahu speaks during a press conference about the coronavirus COVID-19, at the Prime Ministers office in Jerusalem on March 8, 2020. Photo by Yonatan Sindel/Flash90 *** Local Caption *** ביבי ראש הממשלה בנימין נתניהו יעקב ליצמן שר הבריאות קורונה וירוס מגפה משרד הבריאות

Pas një pushimi dymujor, rifilloi në Izrael gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit të vendit, Benjamin Netanyahu. Ai akuzohet për pranimin e sendeve të çmuara në këmbim të favorizimit të disa biznesmenëve. Nëse gjendet fajtor mund të dënohet deri në 10 vjet burg. Gjithashtu mijëra qytetarë po protestojnë kundër qeverisë së zotit Netanyahu për keqmenaxhimin e pandemisë dhe papunësinë e lartë.

Gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu rifilloi të dielën pas dy muaj ndërprerjeje. Ai zhvillohet nën sfondin e protestave kundër korrupsionit dhe akuzave keqmenaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Netanyahu, kryeministri i parë izraelit që del përpara një gjykate për korrupsion, nuk mori pjesë në seancë, gjatë së cilës sipas një zëdhënësi të prokurorisë u diskutuan çështje teknike.

Zoti Netanyahu, 70 vjeç, u akuzua nga prokurorët në nëntor të vitit 2019 për favorizimin e sisa pronarëve të medias. Sipas prokurorëve, Netanyahu pranoi dhurata të shtrenjta në këmbim të politikave të favorshme rregullatore.

Pasi arriti një marrëveshje politike dhe formoi një qeveri koalicioni me rivalin e tij Benny Gantz, Netanyahu vendosi masa të ashpra kufizuese për të frenuar përhapjen e pandemisë së kornavirusit.

Por pas heqjes së kufizimeve Izraeli po ndeshet tani me një valë të re infektimesh dhe rritjen galoponte të papunësisë. Një situatë e tillë ka nxjerrë në rrugë mijëra qytetarë të protestojnë kundër kryeministrit Netanyahu.

Natën midis së shtunës dhe të dielës, policia u detyrua të përdorë ujin me presion për të shpërndarë postuesit e mbledhur rrotull rezidencës së kryeministrit në Jerusalem. Ndërsa në Tel Aviv, mijëra vetë u mblodhën për të protestuar kundër mënyrës së menaxhim të pandemisë nga qeveria si dhe kërkuan ndihmë ekonomike për të kaluar krizën.

SHKARKO APP