Rihanna mbështet homoseksualitetin, feja nuk e lejon të futet në vend
Disa njerëz në Senegal nuk ishin të lumtur për vizitën e Rihannas të premten.
Një shoqatë e rreth 30 grupeve islamike të quajtur ‘Jo Masonerisë dhe Homoseksualitetit’ i kanë kërkuar qeverisë senegalase të anullonte vizitën e këngëtares në kombin perëndimor afrikan.
Sipas tyre, Rihanna është fajtore për bashkëpunim me Illuminatin për të promovuar homoseksualitetin. “Rihanna nuk e fsheh, ajo është pjesë e Illuminatit, një degë e Freemasoneve”, tha zëdhënësi Cheikh Oumar Diagne.
Si ambasadore për Partneritetin Global për Arsimin, Rihanna mori pjesë në një konferencë për arsimin.
Partneriteti Global për Arsimin është një organizatë që kërkon të financojë arsimin për fëmijët në moshë të vogël në 65 vende.
Duke pasur parasysh shkakun e admirueshëm pas vizitës së Rihannas, klithma midis udhëheqësve fetarë të Senegalit dukej shumë e çuditshme.
Diagne gjithashtu pretendon se Rihanna kishte planifikuar vizitën e saj për të folur në një konferencë të Frimasonit që do të zhvillohej në të njëjtat data.
KOHA JONË SONDAZH

