Rihapen pas disa javësh plazhet në Australi

Prej disa javësh të izoluar banorët në Sidnej të Australisë vërshuan të hënën drejt plazheve më popullore të qytetit. Autoritete kanë lehtësuar masat kufizuese ndaj Covid-19, mirëpo plazhi më i famshëm i qytetit, ai i Bondi-t, vazhdon të jetë i mbyllur.

Kryetari i zonës së këshillit të Sidneit tha se ishte duke diskutuar me zyrën e ministrit të shëndetësisë për të hapur këtë plazh.

Mbyllja e plazheve u bë rreth 3 javë më parë pasi shumë shtete në botë ishin në kulmin e Pandemisë, ndërsa në zonën e plazhit të Bondit u panë grumbullime masive qytetarësh

Plazhet e Coogee, Clovelly, Maroubra dhe Malabar u rihapën të gjitha këtë fillim jave.

“Që nga mbyllja e plazheve, qeveria ka prezantuar distancimin e ri shoqëror,” tha kryetari i Randwick Danny Said në një deklaratë.

“Më duhet të theksoj se plazhet tona nuk janë të hapura për përdorim të përgjithshëm dhe mund të arrihen vetëm për stërvitje. Aktivitete të tilla si të uleni në rërë, pirja e diellit ose mbledhja në grupe nuk do të lejohen dhe stafi i këshillit dhe policia do t’i zbatojnë këto kufizime “, shtoi ai.

SHKARKO APP