Rihapja pas pandemisë/Papa: Të kujdesemi për ”shtëpinë” e përbashkët

Ulja drastike e ndotjes thuajse në të gjithë botën gjatë izolimit nga pandemia e Covid-19 duhet të çojë në një rritje të përgjegjshmërisë për mjedisin, pas heqjes së kufizimeve. Papa Françesku në meshën e së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, u ka bërë thirrje njerëzve të reflektojnë në marrëdhënien e tyre me mjedisin.

”Izolimi ka ulur ndotjen dhe zbuloi edhe njëherë bukuritë e kaq shumë vendeve, pa trafik dhe pa zhurmë. Tani, me rifillimin e aktiviteteve, të gjithë duhet të jemi më të përgjegjshëm për t’u kujdesur për shtëpinë tonë të përbashkët”.

Me izolimin për shkak të pandemisë, niveli i ndotjes së ajrit dhe ujit u ul në shumë vende të botës. Në Venecia, ujërat e errëta të qytetit u pastruan për shkak të zvogëlimit të lundrimit të anijeve, saqë mund të shiheshin peshqit pas shumë vitesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?