“Rikthehet” dollari në Kubë – Vendi do të lejojë përdorimin e valutës për të ndalur tregun e zi
Kuba do lejojë disa dyqane që të shesin mallra në dollar amerikan, ndërkohë që vendi po has vështirësi në ndalimin e tregut të zi, ku tregtarët blejnë mallra jashtë vendit e i shesin derë më derë.
Zv/Presidenti Salvador Valdes Mesa tha se 77 dyqane në të gjithë vendin do të shesin pajisje dhe mallra të tjera në dollar në fund të muajit.
Ekonomia e drejtuar nga shteti po përballet me një krizë për shkak të “rrënimit” të ekonomisë së Venezuelës aleate dhe embargos tregtare të Shteteve të Bashkuara nën presidentin Donald Trump.
Ekzistojnë 2 valuta në qarkullim në ishullin në Karaibe, peso dhe peso i konvertueshëm, që vlerësohet në 24 pesos. Zotërimi i dollarit dhe valuta të tjera të tregtueshme është i ligjshëm, por nuk janë përdorur për blerje.
Kubanezët që blejnë në dyqane do të duhet të përdorin një kartë bankare të denominuar në dollar në një llogari të hapur me valuta të tregtueshme, si dollari dhe euro.
Njerëzit mund t’i zotërojnë këto valuta të tregtueshme nëpërmjet remitancave apo mjeteve të tjera si shkëmbimi i pesos në rrugë, sipas Qeverisë.