Rikthehet tensioni në Gjirin Persik, sulmohet anija cisternë iraniane

Sërish tension në Gjirin Persik. Një cisternë nafte iraniane gjendet në flakë në afërsi të brigjeve të Arabisë Saudite. Lajmi raportohet nga Agjencia shtetërore e lajmeve dhe media të tjera në Teheran.

Sipas kompanisë iraniane të naftës, anija është goditur nga dy raketa. Gjithashtu është raportuar edhe për derdhje të një sasie të madhe nafte në Detin e Kuq.

Mjeti lundrues është dëmtuar rëndë, ndërsa nuk dihet ende se kush qëndron prapa këtij sulmi. Arabia Saudite nuk ka dashur të komentojë këtë zhvillim. Sipas disa ekspertëve iranianë, të cituar nga agjencia ISNA, bëhet fjalë për një sulm terrorist. Ndërkohë, kjo ngjarje ka bërë që çmimi i naftës të pësojë një rritje të vogël.

SHKARKO APP