Rikthimi në normalitet? Parashikimi nga Bill Gates, jep vitin

Prej më shumë se një viti e gjithë bota po jeton nën kushtet e pandemisë së Covid-19. Bota do të kthehet në normalitet deri në fund të vitit 2022, ky është parashikimi i Bill Gates.

Nga ana tjetër, ai nënvizon se Covid-19 ka shkaktuar një tragjedi të pabesueshme dhe shtoi se lajmi i mirë është nisja e vaksinimit. “Deri në fund të vitit 2022 ne duhet të kthehemi plotësisht në normalitet“, citohet të ketë thënë Gates.

”Reuters” raporton se Gates përmes fondacionit të tij filantropik ka dhënë të paktën 1.75 miliardë Dollarë për përballimin e pandemisë Covid-19. Ai ka mbështetur për disa prodhues të vaksinave, diagnostifikimit dhe trajtimeve të mundshme.

Struktura Covax, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin, synon të sigurojë 2 miliardë doza vaksinash për vendet me të ardhura më të ulëta deri në fund të vitit 2021.

SHKARKO APP