Rishi Sunak bën fasting, 36 orë pa ngrënë. Dikush e provoi për të vërtetuar a arrihet vërtet

Kryeministri britanik thotë së bën fasting. Çdo javë e nis nga ora 5 e pasdites së të dielës deri në 5 mëngjesin e të martës. Kjo është pjesë e një rutine rigoroze ndaj mirëqenies. 36 orë pa kalori. Vetëm ujë dhe çaj.

E njohur si dieta e murgjve, mbështetësit e këtij regjimi pretendojnë se ajo rrit përqendrimin, jetëgjatësinë, imunitetin dhe përmirëson disiplinën. Një studim i publikuar nga studiuesit në Shkollën Mjekësore të Harvardit në vitin 2020 zbuloi se mund të përmirësojë mbrojtjen e trupit kundër stresit oksidativ dhe të rrisë rezistencën ndaj sëmundjeve.

Gazetarja e NYT e provoi për të kuptuar a arrihet vërtet?

Roisin Kelly provoi një 36 orësh fasting për ta testuar.

“Jam në teatër dhe jam shumë e zhytur në shfaqje, sa s’më shkon mendja tek ushqimi. Veç ndonjë çokollate që gjej në fund të çantës dhe më bezdis zhurma e paketimit të saj.

Këshillat e zakonshme kur agjëroni apo bëni fasting thonë që të reduktosh stërvitjen. Po unë nuk e bëj këtë se nuk më pëlqen të ndërpres rutinën time. Ama kur stërvitesh të hahet kaq shumë.

Është mbrëmje. Filmi që kam vënë për të parë, më kujton se si ulem në divan dhe ha diçka. Qenka e vështirë. Ama është një provë e forcës së karakterit. Do t’ia dal.

Agjërimi im ka përfunduar më në fund. Mëngjesi zakonisht është diçka e zakonshme:

kos dhe manaferrat, qull ose vezë. Unë dua t’i ha të gjitha”, këto janë mendimet në kokën e dikujt që e provoi dhe ia doli.

 

SHKARKO APP