Rishi Sunak në panik, makina përplaset me portat e kryeministrisë

Rishi Sunak ka qenë në panik për ngjarjen e sotme. Një makinë është përplasur në portat e Downing Street në Londër, rezidenca zyrtare e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.

Një kalimtar ka filmuar skenën me smartfonin e tij, e ndërsa nga sa raportojnë mediat britanike Kryeministri Rishi Sunak ishte në Doëning Street në momentin e përplasjes. Oficerët e armatosur që ruanin hyrjen e rezidencës së kryeministrit britanik arrestuan drejtuesin e makinës.

“Rreth orës 16:20 një makinë u përplas me portat e Doëning Street në Whitehall. Oficerët e armatosur arrestuan një burrë në vendngjarje nën dyshimin për dëmtim kriminal dhe drejtim të rrezikshëm. Nuk raportohet për të lënduar. Hetimet janë në vazhdim”, tha policia në një deklaratë.

SHKARKO APP