Rivali i Vladimir Putin në koma, zëdhënësja: Aleksi është helmuar

Dostawca: PAP/EPA.

Kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny është në gjendje kome pasi u shtrua në spital me urgjencë. Sipas zëdhënëses së tij Kira Yarmysh, dyshohet se ai është helmuar nga ndonjë substancë e hedhur brenda çajit pasi ishte e vetmja gjë që ai piu gjatë fluturimit.

Prandaj për shkak të përkeqësimit të tij avioni bëri një ulje urgjente në Omsk, ku mjekët thanë se ai ishte në gjendje kome dhe ata po përpiqen t’i shpëtojnë jetën.

”Mëngjeisn e sotëm Navalny po kthehej në Moskë nga Tomsk. Gjatë fluturimit, ai u ndje keq. Avioni bëri një ulje urgjente në Omsk. Alexei është helmuar. Po, ne dyshojmë se Aleksi është helmuar nga diçka e përzier në çajin që ai po pinte. Ishte e vetmja gjë që ai pi prej në mëngjes. Mjekët thonë që agjenti toksik përthithet më shpejt përmes lëngut të nxehtë. Tani për tani Alexei është pa ndjenja”.

SHKARKO APP