Rizgjedhja e Putin, Ministri i Jashtëm gjerman: Rusia partnere e vështirë, por e domosdoshme

Rusia do të mbetet një partnere e vështirë, por e domosdoshme, pas rizgjedhjes së presidentit rus, Vladimir Putin, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

“Rezultati i zgjedhjeve në Rusi na befasoi, po aq sa rrethanat në të cilat u zhvilluan këto zgjedhje”, tha Maas duke shtuar se gara politike nuk ishte plotësisht e drejtë në disa aspekte.

Gjithashtu, ai tha se ”ishte e papranueshme pjesëmarrja e Krimesë në votime”.
“Prandaj, ne pretendojmë se Rusia do të mbetet një partnere e vështirë, por gjithashtu e nevojshme, kryesisht kur bëhet fjalë për zgjidhjen e konflikteve të mëdha ndërkombëtare”, deklaroi Maas në Bruksel gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së, shkruan atsh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është arsyeja pse ne duam të ruajmë dialogun. Por, gjithashtu, ne presim kontribute konstruktive nga Rusia, më shumë sesa kohët e fundit”, shtoi Maas.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?