Rohani inaugurohet për herë të dytë si president i Iranit
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, sot është inauguruar për mandatin e tij të dytë presidencial, gjatë një seance të hapur të parlamentit të këtij vendi në kryeqytetin Teheran.
Duke folur në këtë ceremoni, ku ishin të pranishëm më se 100 zyrtarë të jashtëm, Rohani ka premtuar se Irani do të vazhdojë “në rrugën e bashkë ekzistencës dhe bashkëpunimit me botën”.
Rohani, 68 vjeçar, është një klerik i moderuar, i cili u rizgjodh në votimet e 19 majit, para dy ditësh është mbështetur formalisht edhe nga Lideri Suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.
KOHA JONË SONDAZH

