Roma në flakë

Protestat kundër masave shtrënguese të qeverisë për të parandaluar përhapjen e pandemisë ka edhe në Romë. Mijëra njerëz u grumbulluan në “Sheshin e Popullit”, në qendër të kryeqendrës italiane për të protestuar kundër masave anti-Covid dhe ndalimit të qarkullimit.

Në mesnatë u regjistruan dhe përplasjet me forcat e rendit, kur këto të fundit iu kërkuan të pranishëmve që të largoheshin për në shtëpi.

Në drejtim të policisë u hodhën fishekzjarrë dhe sende të forta, ndërkohë që kjo e fundit u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Dhjetëra persona u arrestuan. Manifestuesit më pas u zhvendosën në një shesh tjetër duke thërritur “Thuaji jo diktaturës sanitare” gjatë marshimit të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?