Romë/Protestë kundër përdorimit të maskës

Qindra persona kanë protestuar në Romë kundër përdorimit të maskës, duke u shprehur se “cenon liritë individuale”. Protestuesit mbanin pankarta mbi lirinë dhe demokracinë, të shoqëruara me flamuj italianë.

U regjistruan momente tensioni kur policia u mundua të gjente mes protestuesve personat që nuk e mbanin maskën në mënyrën e duhur.

Italia, që ishte epiqendra e valës së parë të Covid-19, ka pasur shtim të rasteve të reja në javën e fundit. Nga më pak se 2000 raste në ditë, dje shënoi 5000. Që nga nisja e pandemisë, Italia ka pasur 344 000 infektime dhe 36 000 viktima.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?