Roterdami do të çmontojë urën historike, që kalojë jahti i ri i Jeff Bezos
Roterdami ka pranuar të shpenzojë disa javë duke çmontuar një urë historike për të lajuar të kalojë jahti i ri gjigant i miliarderit Jeff Bezos, i cili duhet të dalë në det në verë.
Jahti i ri 140 metra i gjatë me tre direkë i themeuesit të Amazon, është duke u ndërtuar në Holandë dhe duket se është tepër i lartë për të kaluar nën urën Koningshaven në Roterdam, e cila mund të lejojë vetem kalimin e mjeteve 45 metra të larta.
Çmontimi dhe rimontimi i urës së njohur në vend si “De Hef” pritet të marrë rreth dy javë kohë. Çmontimi i strukturës së ndërtuar në vitin 1878 është pritur me zemërim nga zyrtaret e konservimit të cilët thonin se qyteti ishte zotuar të mos prishte De Hef pas restaurimit madhor të vitit 2017.
Jahti i Bezos Y721 do të jetë një nga anijet më të mëdha të ndërtuara ndonjëherë në Holandë, e cila është nga qendrat e ndërtimti të barkave të luksit.