Rrëfimi para Papës: Më kanë përdhunuar dhe më detyruan të ha mish njeriu
Papa Françesku është përballur me rrëfime tronditëse në Kinshasa, kryeqyteti i Republikës Demokratike të Kongos. Ati i Shenjtë u përballë me dëshmi të viktimave të dhunës në shtetin e goditur nga krimi dhe lufta guerile.
Ndër rrëfimet më prekëse ishte historia e një gruaje të identifikuar si Emelda. Ajo tha se ishte përdhunuar dhe ishte mbajtur si skllave seksi, ndërsa ishte detyruar të hante edhe mish njeriu.
“Ishte mbrëmje, ditë e premte, kur rebelët bastisën fshatin tonë, Bugobe në vitin 2005. Ata hynë në fshat, duke marrë peng këdo që mundën. Gjatë rrugës, ata vranë shumë burra, duke i qëlluar ata me armë zjarri ose thika. Gratë i çuan në parkun Kahuzi-Biega. Unë isha 16 vjeç në atë kohë. Aty më mbajtën si skllave seksi dhe më keqtrajtuan për tre muaj. Çdo ditë, pesë deri në dhjetë burra abuzonin secilën prej nesh. Ata na dhunonin me të gjitha mënyrat, madje na detyronin të hanim edhe mish njeriu. Unë arrita të shpëtoja një ditë kur më dërguan të merrja ujë në lumë”, është rrëfyer Emelda.