Rrëmben fëmijën në mes të ditës (VIDEO)

Në mes të ditës dhe para dyqanit të babait të saj, një person ka rrëmbyer një vajzë vetëm 2-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Indi dhe vetëm falë kamerave të sigurisë është bërë i mundur identifikimi dhe më pas arrestimi i autorit.

Babai i vajzës tregon se ishte brenda në dyqanin e tij, ndërsa vajza e vogël ishte duke luajtur, por pas pak momentesh ai e kuptoi se diçka nuk shkonte. Pas verifikimit të kamerave të sigurisë, babai vuri re se vajza kishte dalë nga dyqani, ndërsa një person e kishte marrë në krah me qetësinë më të madhe.

Babai lajmëroi menjëherë policinë dhe pas 6 orëve u bë i mundur arrestimi i një 28-vjeçari, ndërsa vajza u rikthye të prindërit me shëndet të mirë. Shkaqet që shtynë autorin ta rrëmbente janë ende të paqarta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?