Rrëmben foshnjën 5-muajshe të shoqes dhe e hedh në mbeturina

Një grua ka rrëmbyer foshnjën e mikes së saj dhe më pas e ka hedhur në koshin e mbeturinave. Yin Sotheara, 34 vjeçe, ishte duke luajtur me letra me Mat Sovanna, 33 vjeçe, dhe shokë të tjerë kur u largua nga dhoma rreth mesnatës në Phnom Penh, Kamboxhia.

Ajo shkoi në dhomën e vajzës , i mbylli gojën dhe më pas e futi në një qese të zezë. Si mjet për ta zbritur nga ndërtesa ajo përdori një litar dhe e uli nga dritarja e dhomës së foshnjës.

Më pas mori motorin e saj dhe e vendosi vajzën në të dhe sapo gjeti një kosh mbeturinash e hodhi. Kanë qenë banorët e lagjes ku ajo kishte hedhur fëmijën ata që dëgjuan të qarat dhe mënjëherë njoftuan policinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Yin u arrestua më vonë dhe rrëfeu se e kishte rrëmbyer foshnjën, nga “dashuria” që kishte për atë. Ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2017 dhe javën e kaluar ajo u shpall fajtore me akuzën për tentative vrasje duke u dënuar kështu me 11 vite burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?