FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrezik terrorizmi, një tjetër shqiptar përjashtohet nga Italia

Një shqiptar 27 vjeç dhe një maqedonas, rezidentë në provincën e Barit, janë përzënë nga Italia për motive të sigurisë kombëtare.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Italisë.

Dy personat e përzënë kanë mbajtur lidhje të ngushta përmes rrjeteve sociale me një përdorues  interneti maroken, mbështetës i ISIS-it dhe me ekstremistë të tjerë të arrestuar në Kosovë për krime terrorizmi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kompjuterat e tyre janë gjetur përmbajtje të karakterit anti-perëndimor dhe anti-semit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?