Rrezikohet jeta e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres

Rrezikohet jeta e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Dy shpërthime goditën kryeqytetin ukrainas, Kiev, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ishte në qytet për bisedime me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Sipas zëdhënësit të tij, një nga raketat që goditi Kievin të enjten ishte pranë hotelit ku po qëndron Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Raketa goditi një orë pasi Antonio Guterres mbajti një konferencë shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Guterres dhe ekipi i tij janë të sigurt, tha zëdhënësi i tij Stéphane Dujarric për CBS News. Ai shtoi se delegacioni i OKB-së po takonte kryeministrin në zyrën e tij dhe nuk ishte në hotel në atë moment.

“Unë jam sot në Kiev. Dy raketa kanë shpërthyer këtu”, deklaroi Guterres.

Volodymyr Zelenskyy, në video-mesazhin e tij të përditshëm, tha se “menjëherë pas përfundimit të bisedimeve tona me Guterres në Kiev, 5 raketat ruse fluturuan në qytet. Kjo tregon shumë për qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj institucioneve globale, në lidhje me përpjekjet e udhëheqjes ruse për të poshtëruar OKB-në dhe gjithçka që përfaqëson organizata. Prandaj kërkon një përgjigje të menjëhershme dhe të fuqishme”.

SHKARKO APP