Rrëzimi i avionit në Kazakistan, ja sms-të dramatike të pilotit me kullën

Një raketë ruse tokë-ajër ose copëza të saj bënë që të rrëzohej avioni i nisur nga Azerbajxhani në Aktau, të mërkurën. Nga qeveria azerbajxhanase pretendojnë se avioni i dëmtuar nuk u lejua nga autoritetet ruse të ulej në asnjë aeroport pavarësisht kërkesave të pilotëve për të bërë një ulje emergjente në tre aeroporte ruse. Ata besohet se janë urdhëruar të fluturojnë përtej Detit Kaspik për në Aktau të Kazakistanit.

Dialogu mes pilotit dhe kullës së kontrollit përpara rënies së avionit:

8:12

Piloti: “Të dy GPS-të humbën. Ne kemi nevojë për udhëzime për t’u kthyer në aeroportin e ngritjes në Baku.”

8:16

Piloti: “Kemi humbje të kontrollit, përplasje me zogj në kabinë. Përplasje në kabinë (e pakuptueshme)…”
Kulla e Kontrollit: “AXY8243, kuptojmë. Për çfarë lloj ndihme keni nevojë?’
Piloti: “Do të kthehemi në Baku”.

Por në orën 8:17, piloti njoftoi se ai “po shkonte për në Mineralnye Vody” – një fushë ajrore në Rusinë jugore.

Piloti: “Po shkojmë në Mineralnye Vody”.
Kulla e Kontrollit: “Kryeni rrotullimin majtas”.
Piloti: “Nuk mund të ekzekutohet, humbëm kontrollin!”

8:19

Piloti: “Nuk mund ta mbaj 150 (nyje shpejtësie). Ne kemi presion të lartë në kabinë”.
Kulla e Kontrollit: “AXY8243, kuptohet.”

8:20

Piloti: “Kthesë majtas 360 gradë, po humbasim kontrollin.”

8:21

Piloti: “Do të shkojmë në Makhachkala”. (një fushë ajrore ruse në Detin Kaspik)

8:22

Piloti: “Tani kemi një problem hidraulik.”

8:24

Piloti: “Nuk kemi shpallur gjendje të jashtëzakonshme”.
Kulla e Kontrollit: “Mezi të dëgjojmë… në çfarë lartësie je?”

SHKARKO APP