Rrëzimi i avionit ukrainas, qeveria: Viktimat me dy kombësi do të qendrojnë në Iran
Qeveria iraniane i konsideron viktimat me dy kombësi të avionit që u rrëzua si shtetas iranianë dhe nuk do të transportohen në vendet e tyre.
Shumë prej viktimave ishin me dy kombësi ndërsa rreth 57 prej tyre ishin kanadezë.
“Ne kemi lajmëruar Kanadanë se Teherani i konsideron viktimat me dy kombësi si qytetarë iranianë dhe vetëm Irani do të vajtojë për vdekjen e tyre” – deklaroi një politikan iranian.
Por ministri i jashtëm kanadez Francois Philippe Saban ka kundërshtuar vendimin iranian për viktimat me dy kombësi.
Ai e ka konsideruar si të pakuptimtë dhe deklaroi se shteti duhet të plotësojë dhe të respektojë dëshirat e familjarëve të viktimave.