Rrëzohen dy helikopterë të ushtrisë franceze, 5 të vdekur

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të dy helikopterëve ushtarakë në juglindje të Francës.

Helikopterët dyshohet se janë përplasur në ajër mes tyre pranë liqenit të Carces. Një helikopter i xhandarmërisë shkoi në vendngjarje.

Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personit të gjashtë në bordin e dy helikopterëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Helikopterët ushtarakë të përfshirë në aksident ishin të shkollës së aviacionit të Ushtrisë Tokësore (EALAT) të Cannet-des-Maures, 40 kilometra nga Saint-Tropez”, theksoi prefektura e Varit, në një komunikatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?