Rrëzohet aeroplani në Florida, banorët shpëtojnë 4 pasagjerët (VIDEO)

Banorët në Florida arritën të shpëtonin katër persona, pasi aeroplani me të cilin udhëtonin u përplas me një pemë dhe u përfshi nga flakët. Aeroplani i vogël u rrëzua në Pembroke Pines të shtunën, 1 milje larg një piste në aeroportin North Perry.

Incidenti u kap në videon e kamerave të sigurisë dhe nga fqinjët, të cilët u panë duke nxituar në vendngjarje. Një fqinj tha se “motori i aeroplanit po digjej 25 metra larg shtëpisë sime, dhomës së djalit tim”.

“Njëri prej tyre solli një sëpatë. Kishim dy fqinjë me një tub uji”, tha Hanley.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vjehrri im e çoi sëpatën në dritare, duke filluar ta thyente. Dikush madje solli një fikës zjarri”, shtoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hanley dhe vjehrri i saj ishin dy nga njerëzit e parë në vendngjarje dhe punuan për të nxjerrë pasagjerët. Katër pasagjerët u shpëtuan dhe u shtruan në spital pas rrëzimit të aeroplanit.

Hero neighbors save people from Florida plane crash

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?