Rrëzohet aeroplani në Rusi, humbin jetën 9 persona

Një aeroplan tip L-410 është rrëzuar disa minuta pas ngritjes nga aeroporti Tanay në rrethin Kemerovo në Rusi. Për pasojë, nëntë persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në bordin e aeroplanit ndodheshin 24 persona, dy pilotët dhe parashutistë. Aeroplani u ngrit nga aeroporti, por disa minuta më vonë piloti dërgoi një sinjal se njëri nga motorët nuk po funksiononte.

Sipas shërbimeve mjekësore, mes 15 të plagosurve, 4 ishin në gjendje të rëndë dhe 11 në gjendje të lehtë. Aeroplani i rrëzuar i përket Kompanisë së Ndihmës Vullnetare të Ushtrisë Ruse, Forcave Ajrore dhe Marinës (DOSAAF), ndërsa mbante parashutistë nga qendra e trajnimit Kuzbass.

SHKARKO APP