Rrëzohet avioni luftarak në Indi, dy pilotët dyshohet se kanë vdekur

Një aeroplan ushtarak i Forcave Ajrore të Indisë u rrëzua sot në distriktin Churu, në perëndim të vendit, duke shkaktuar një zjarr në fushat përreth.

Sipas burimeve paraprake, dy pilotët që ndodheshin në bord kanë humbur jetën. Aeroplani i përfshirë në aksident ishte një model i vjetër Jaguar, i zhvilluar në bashkëpunim mes Britanisë dhe Francës.

Aeroplani po kryente një fluturim stërvitor në momentin e aksidentit. Banorët vendas u angazhuan në përpjekjet për fikjen e zjarrit, derisa autoritetet nisën operacionin e kërkim-shpëtimit. Hetimet për shkaqet e rrëzimit kanë nisur dhe autoritetet pritet të publikojnë së shpejti rezultatet e para.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?