Rrëzohet avioni me 242 pasagjerë në bord pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë

Një avion me 242 pasagjerë në bord, është rrëzuar në një zonë të banuar pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë.

Gazeta “Times of India” raporton se avioni “Boeing 787 Dreamliner” i “Air India”, me destinacion Londrën, u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel.

Pas aksidentit, një re e dendur tymi e zezë u pa duke dalë nga zona e aeroportit, ndërsa ekipet e emergjencës janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uebsajti i gjurmimit të fluturimeve, Flight Radar, thotë në X: “Ne po ndjekim raportet për një rrëzim të fluturimit #AI171 të Air India. Ne morëm sinjalin e fundit nga avioni në orën 08:08:51 UTC, vetëm disa sekonda pas ngritjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë në një deklaratë të postuar në “X”, kryetari i Air India, Natarajan Chandrasekaran, ka konfirmuar aksidentin e fluturimit 171 të Air India që operonte Ahmedabad London Gatwick.

“Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me familjet dhe të dashurit e të gjithë atyre që u prekën nga kjo ngjarje shkatërruese. Në këtë moment, fokusi ynë kryesor është mbështetja e të gjithë personave të prekur dhe familjeve të tyre. Po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ndihmuar ekipet e reagimit ndaj emergjencave në vendngjarje dhe për të ofruar gjithë mbështetjen dhe kujdesin e nevojshëm për të prekurit”, shprehet ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?