Rrëzohet avioni në SHBA, 2 humbje jete dhe 18 të plagosur
2 persona kanë vdekur dhe 18 janë plagosur pasi një aeroplan u rrëzua në çatinë e një fabrike mobiliesh në Kaliforninë Jugore, ku punonin të paktën 200 persona.
Avioni u rrëzua më pak se dy minuta pasi u ngrit nga aeroporti komunal Fullerton në Orange County në Shtetet e Bashkuara.
Ende nuk dihet nëse viktimat ishin pasagjerë në aeroplan apo në tokë. Pamjet e kamerave të sigurisë kapën momentin kur aeroplani filloi të nxirrte tym dhe kur shpërtheu. Sakaq mësohet se 10 nga të plagosurit janë dërguar në spital.